Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Haradinaj shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës

Gazeta10
03 April 2023 - 20:28

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka shtruar iftar për myftiun Naim Tërnava së bashku me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Haradinaj tha se harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avacnuara.

“Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e patëm për nder të shtrojmë iftar për Myftiun Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avacnuara.

Shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë̈ dhe shtetndërtimit.

Me urimin që të jemi bashkë si gjithmonë në kultivimin e vlerave tona të përhershme, u dëshirova agjërim të lehtë dhe të pranuar në ditët e mbetura të Ramazani”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.