Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Seanca e radhës ndaj Trumpit do të mbahet më 4 dhjetor

Gazeta10
04 April 2023 - 21:58

Më 4 dhjetor do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

about:blank

Duke folur jashtë gjykatës pas akuzës, avokati i Donald Trump, Todd Blanche tha se klienti i tij është i frustruar dhe i mërzitur, shkruan CNN.

Blanche akuzoi prokurorin e kësaj çështjeje se e ka kthyer një çështje tërësisht politike në procedim politik.

“Nuk është një ditë e mirë. Unë nuk pres që kjo të ndodhë në këtë vend. Ju nuk prisni që kjo të ndodhë me dikë që ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara”, theksoi ai.

Trump doli nga salla e gjyqit në Manhattan pasi mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. Trump nuk bëri asnjë koment teksa doli nga salla e gjyqit. Më pas ai hyri në një makinë që e priste dhe pritet të largohet ditën e sotme nga New York.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.