Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mbyllet pjesa e parë e derbit Liverpool-Arsenal, tre gola të shënuar

Gazeta10
09 Prill 2023 - 18:25

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të Premier Ligës, ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenali, i vlefshëm për xhiron e 30-të.

Tre gola janë shënuar në këtë 45 minutëshin e parë, me “Topçinjët” që kanë shkuar në pushim me epërsi 2-1.

Skuadra e Artetas kaloi në epërsi në minutën e tetë me golin e Martinellit, ndërsa epërsinë e dyfishoi Gabriel Jesus 20 minuta më vonë.

Por, tre minuta para mbylljes së pjesës së parë, Liverpooli ngushtoi epërsinë me golin e Mohamed Salah pas asistimit nga Henderson.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.