
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, ka njoftuar se sonte dhe nesër do të jetë në Kosovë me rastin e festës së Pashkëve ortodokse.
Siç njofton zyra e tij, Petkoviqi sonte do të marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve në manastirin e Deçanit.
Petkoviqi, sipas njoftimit, do të marrë pjesë edhe në festën e Pashkëve me fëmijët dhe stafin e manastirit të Dragancit afër Gjilanit nesër në ora 11:00./Gazeta10