
Nxënësit e shkollave fillore në Republikën e Kosovës, gjithnjë e më shumë po tregojnë aftësitë e tyre në fusha shoqërore e shkencore.
Nxënësi i shkollës “Hasan Prishtina” Vis Azizi kl.IV/3 me mësimdhënëse Arbnesha Polloshka Shehu (me traditë shumëvjeçare në mësimdhënie), u shpërblye nga Ambasada Australiane në Zagreb si një ndër 50 punimet/ më madhështore.
10-vjeçari është një talent i fushës së artit, anipse ai nuk ndjek asnjë kurs të kësaj fushe, ai është edhe një futbollist i shkëlqyeshëm në klubin futbollistik ” Besëlidhja”, e ku hapat e parë në futboll i mori nga mosha 5 vjeqare nga trajneri Burim Hana në klubin ” Shqiponjat e Bashkume”.
Ne pyetëm disa njerëz për personalitetin e tij, ku siç thanë është nxënës shembullor, por pasion e ka futbollin, artin figurativ dhe matematikën.
Ai njihet si fëmijë i edukuar ku njihet edhe për rolin e tij paqësor për të gjithë nxënësit e klasës.
Ai është shumë i shoqëruar dhe i shkathët.
Ëndrra e tij janë hapat e Lionel Messit, saqë edhe në shkollë nuk mbathë gjë tjetër përveq patikave të futbollit.
