Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United triumfon si mysafir i Nottingham Forest

Gazeta10
16 Prill 2023 - 19:50

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në sfidën që u zhvillua në “City Ground” ndaj Nottingham Forest.

Ishte Antony ai që i dha avantazhin “Djajve të Kuq”në minutën e 32-të me golin e tij të parë në Premier League pas gjashtë muajve.

Epërsinë e mysafirëve e dyfishoi Diogo Dalot në minutën e 76-të pas një asistimi pikërisht nga Antony.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Marcel Sabitzer pësoi një lëndim gjatë nxemjeve, dukë bërë kështu që vendin e tij në formacionin startues ta zërë Christian Eriksen i cili pati një ndeshje mjaft të mirë.

Skuadra e Erik ten Hag me këtë fitore rikthehet në pozitën e tretë në tabelë.

Manchester United pas kësaj fitore tashmë ka përqendruar vëmendjen e tyre në sfidën e së enjtes aty ku do të përballen me Sevillën në  “Ramon Sanchez Pizjuan” në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale në Europa League.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.