Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajmi për presion të AKI-së ndaj Kushtetueses, reagojnë të dyja institucionet

Gazeta10
16 April 2023 - 21:06

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë mohuar raportimet e mediave se ka pasur shantazh për vendimin ndaj zgjedhjes së presidentes që pritet ta bëj ky institucion i drejtësisë.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka mohuar pretendimet e shkrimit të publikuar nga mediat, të dielën, më 16 prill 2023, me titull: “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues“.

“Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese. Ajo gjithashtu, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në ligjet e aplikueshme, ka bashkëpunim me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e shkurtër të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka hedhur poshtë duke i cilësuar të pavërteta pretendimet e artikullit të publikuar në mediumin në fjalë.

AKI, thotë se në bazë të detyrave të përshkruara me ligj, bashkëpunon me të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Pretendimet e shkrimit në fjalë, provojnë që të mashtrojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të dëmtojnë kredibilitetin e AKI-së”, thuhet në njoftimin e AKI-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.