
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, në lidhje me rritjen e çmimeve në ekonominë e tregut, dhe propozon kufizimin e tyre me ligj.
Hoti ka kritikuar edhe njëherë ndërhyrjen e ligjit në funksionimin e tregut të lirë, dhe e quan atë të papërshtatshme për një vend të lirë dhe demokratik si Kosova.
Ai tha se kufizimi i rritjes së çmimeve me ligj është një praktikë që ndodh vetëm në sistemet komuniste, dhe se vendet e lira me ekonomi të tregut nuk kanë përdorur këtë lloj ndërhyrjeje.
Postimi i plotë:
Po të mund të kufizohej me ligj rritja e çmimeve në ekonominë e tregut, sigurisht se gjermanëve, amerikanëve, britanezëve, e shumë të tjerëve që kanë ekonomi tregu, do u kishte ra ndërmend deri më tani.
Në fakt, po, inflacioni mund të kufizohet me ligj, por vetëm në sistemet komuniste.
Kosova është vend i lirë, me demokraci dhe ekonomi të tregut, e shpallur më 2008, e kundërshtuar nga disa, por tani është realitet që detyrimisht duhet respektuar, përfshirë disa që kanë bindje tjera dhe që stuhia i solli në qeveri.