
Lyudmila Makey – Gazetare ukrainase e strehuar përkohësisht në Kosovë, ka treguar që përmes teksteve dhe storieve që i bënë në Kosovë, tenton t’i tregojë ukrainasëve për jetesën këtu.
“Ukraina shumë pak di për Kosovën, por edhe Kosova për Ukrainën, andaj përmes teksteve të mija, tentoj të tregoj jetesën këtu. Ndihmën që na japin në baza vullnetare këtu në Kosovë, jetën kulturore e cdo gjë”, ka thënë ajo.
Makey është gazetarja e parë urkainase që është strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
Që nga 17 prilli i këtij viti, Makey ka qenë tejet aktive në tryeza diskutimi për luftimin e dezinformatave, jetën kulturore e konferenca për lirinë e medieve. Ajo ka treguar që ka filluar kursin e Gjuhës Shqipe – pasi që për të është gjuhë tërheqëse./Gazeta10