Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Numri dy i qeverisë drejt Strasburgut, të mërkurën nënshkrimi për vizat

Gazeta10
18 April 2023 - 13:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi do të udhëtojë nesër për në Strasburg, ku edhe do të merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta10.

Ceremonia e nënshkrimit zyrtar për liberalizimit të vizave do të fillojë në orën 14:45.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, nga ora 15:15./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.