
Me urdhër të Prokurorisë Speciale është arrestuar sot drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshime për korrupsion.
Lidhur më këtë arrestim ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
“Thonin: “E kemi ndalur gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike.” Duket se KEK-u paska rrjedhur shumë. Nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj. Mashtruesit”, ka shkruar Hoti ne rrjetin social facebook.
Krasniqi sipas Prokurorisë, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit i pandehuri me inicialet N.K., është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.