Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“U thye miti i pastërtisë së VV-së”- Matoshi: Kësaj partie iu ka trondit sistemi i brendshëm

Gazeta10
19 April 2023 - 21:02

Opinionisti politik, Halil Matoshi ka komentuar arrestimin e shefit të KEK-ut nën dyshimet për disa vepra penale, duke thënë se është thyer miti i pastërtisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta10.

Matoshi, ka thënë se njëri ndër njerëzit më të besueshëm të partisë ka rënë dhe kjo i bie që e ka tronditur tërë sistemin politik brenda subjektit.

“U thye miti i pastërtisë së Lëvizjes Vetëvendosje me këtë rast, megjithëse ne e dimë qa është prezumimi i pafajësisë dhe ai është veç nën dyshim dhe mundet të dal nga gjyq i pafajshëm, andaj mos ta ngarkojmë. Por megjithatë është njëri ndër personat më të besueshme të partisë në fushën e energjisë elektrike, dhe të bie njeriu më i besueshëm do të thotë se tu ka trondit krejt sistemi politik partiak.”, deklaroi ai në “Politiko”.

Tutje, opinionisiti Matoshi i është drejtuar Gashit duke i thënë se i dolën fjalët e tij dhe të gjithë janë të njëjtë, sikur ata para 20 viteve sikur këta.

“Ky mit që VV-ja është e pastër e tjerët kanë bërë 20 vjet shkatërrime këtë vend ra më soten. Janë krejt të njëjtë, ama krejt të njëjtë.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.