
Gjatë ditës së sotme, në aeroportin ushtarak të Batajnicës në Serbi, është bërë prezantimi i kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë me emrin “Granit 2023”.
Ky prezantim i kapaciteteve ushtarake u bë para udhëheqjes shtetërore dhe qytetarëve serbë.
Udhëheqësve shtetërorë dhe qytetarëve iu prezantuan aftësitë e disa njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe armët dhe pajisjet e blera moderne ushtarake, të cilat, thonë ata, ruajnë pozitën e neutralitetit ushtarak.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar kryeministri.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se në Batajnicë u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës.
Tutje, Kurti ka shtuar se në vend të një memoriali për viktimat e luftës, aty u zhvillua stërvitje.
Në fund, ai ka shkruar: “Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”.