Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sheholli – Bashës së VV-së: Hajde në veri largojë flamujt e Serbisë

Gazeta10
23 April 2023 - 19:09

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli iu është kundërpërgjigjur deputeti të VV-së Dimal Bashës i cili pak më parë kritikoi disa analistë për qëndrimet e tyre për procesin zgjedhor në veri, shkruan Gazeta10.

Deputeti Basha po ashtu derisa ju referua analistëve që sipas tyre këto zgjedhje s’mund të jenë legjitime, ai tha se “Shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe.”.

E, Sheholli për këtë e ftoi deputetin e VV-së që të shkojë në veri e me i larguar flamujt serb nga veriu, pasi sipas tij “është kollaj të shkruaj nga Prishtina”.

“Kush është ai? Ai le të vjen në veri i kallxojmë na atje. Kollaj ëshhtë prej Prishtinës me shkru në Facebook, atje duhet me ardh, edhe ata flamurat e Serbisë me i hjekë Dimali me Dimalat tjerë, e tani na thojna që janë patriota të jashtëzakonshëm, e jo me dalë njeriut më të spikatur të shoqërisë civile me i thanë.”, tha Sheholli në Kanal10.

Ai shtoi se pas mbylljes së qendrave të votimit, do të zbulohet edhe bojkotimi i madh i zgjedhjeve nga shqiptarët e veriut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.