
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, me një postim në Facebook ka reagur ndaj veprimeve të qeverisë Kurti për grevat e punëtorëve duke i ato quajtur skandaloze, raporton Gazeta10.
“Sot në pushtet, vendimet e kësaj qeverie ndaj grevistëve janë skandaloze dhe nuk i ngjajnë aspak një shteti demokratik.”, ka thënë ndër të tjera Deliu.
Deputetja theksoi se kur ka qenë pozita e tanishme në opozitë, ka përkrahur grevat e punëtorëve.
“Kur jemi te grevat, Vetëvendosja sa ishte në opozitë mbështeste hapur ato.”, tha Deliu.
Ajo theksoi se e drejta për greva është e lejueshme dhe e mbrojtur me ligj.
“Greva është e drejtë e garantuar me ligj!”, përfundoi deputetja.
Postimi i plotë:
“Kur jemi te grevat, Vetëvendosja sa ishte në opozitë mbështeste hapur ato.
Sot në pushtet, vendimet e kësaj qeverie ndaj grevistëve janë skandaloze dhe nuk i ngjajnë aspak një shteti demokratik.
Vetëm ish sistemet kanë penguar kërkesat e punëtorëve për mirëqenie më të lartë, pagë opimale e siguri në punë.
Greva është e drejtë e garantuar me ligj!”/Gazeta10.