Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohen dhjetë persona në Prishtinë, dyshohen për përdorim të drogës

Gazeta10
26 April 2023 - 22:39

Dhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të dyshuar për përdorimin e substancave të dyshuara narkotike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën Tahir Zajmi në Prishtinë, rreth orës 18:30.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në Rr.Tahir Zajmi, në Prishtinë, në lokacionin ku po qëndrojnë disa persona dyshohet se po përdoreshin substanca të dyshuara narkotike. Menjëherë, janë angazhuar njësitet policore për të verifikuar informacionin dhe kanë arrit në lokacion. Me asistimin e njësiteve edhe nga stacionet/njësitet tjera policore, 10 persona te dyshuar janë shoqëruar në polici. Për detaje tjera ju njoftojmë pas pranimit raportimeve shtesë.”, tha Hoxha.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.