
Në Kaçanik një person përmes postës ka pranuar një zarf të mbyllur ku në të cilën kishte një letër më përmbajtje kërcënuese, raporton Gazeta10.
Sipas raportit policor emri i personit i cili e ka dërguar zafrin është në burg si dhe është në vuajtje të dënimit, me vendim të prokurorit i dyshuari po intervistohet.
“Kaçanik 26.04.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar përmes postës ka pranuar një pliko të mbyllur në të cilën kishte një letër me përmbajtje kërcënuese në emër të një mashkulli kosovar. Pas verifikimit të personit në emër të cilit ka ardhur letra, ka rezultuar se i njëjti është në vuajtje të dënimit në burg. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe i dyshuari të intervistohet nga njësitë e hetuesisë”, thuhet në raport./Gazeta10