
Big Brother VIP Albania për pak ditë do të përmbyll edicionin e tij të dytë, shkruan Gazeta10.
Tre finalistat deri më tani janë, Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Deamishel Hoxha, si dhe në garë për finalistin e katërt janë konkurrentët: Nita Latifi, Kristi Aliaj (Dragot) dhe Qetsor Ferunaj.
Finalja e madhe e spektaklit do të mbahet më 6 maj, moderatorja e programit Arbana Osmani në spektaklin e kaluar ka njoftuar se shumë shpejt do te fillojnë edhe shitja e biletave për ata që duan ta ndjekin nga afër në studio finalen.
Në një post në rrjetin social Instagram në Instastory, Arbana Osmani ka ndarë sot linkun ku qytetarët mund të blejnë biletat për të parë nga afër banorët në natën finale.
Çmimet e biletave fillojnë nga 500 euro për person. Ndërsa mësohet se 1000 euro do të jetë bileta VIP, me të cilën fansi do të ketë akses edhe në after-party, ku do të mund të takojë nga afër finalistët dhe të realizojë fotografi me ta./Gazeta10
