Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Noizy publikon  Luizin duke vallëzuar me këngën e tij: Po ta dije sa viral je bërë

Gazeta10
28 April 2023 - 12:48

Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli arriti që brenda një periudhe të shkurtër të fitonte simpatinë e publikut.

Ndonëse karriera e tij muzikore daton shumë vite më parë, pjesëmarrja e Luizit në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania e ka kthyer në një ndër emrat më të komentuar.

Më pak se një javë ka mbetur  deri në finalen e BBVA, përkrahja për të nuk po mungon as prej emrave më të njohur të estradës.

Rap-artisti Noizy, në disa raste deri më tani ka treguar mbështetjen e tij për shkodranin dhe këtë e ka bërë edhe në një postim të fundit në InstaStory

Noizy ka postuar video të Luizit duke kërcyer me këngën e tij të re “Jena mbretër 2”, me të cilën video të Luizit u bën virale në TikTok.

Tutje, në postimin e tij reperi nga Durrësi ka kërkuar fitoren e Luizit në këtë edicion të shtëpisë së famshme.

Mbetet të shihet nëse dyshja do të bashkohen për një projekt muzikor që do të ishte i pari i tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.