Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Masakra në Beograd, shpreh ngushëllime edhe Kurti

Gazeta10
04 May 2023 - 9:10

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Beograd, ku nxënësi i klasës së 7-të vrau 9 persona, 8 nxënës dhe rojen e shkollës, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

”Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike“, ka shkruar Kurti në Twitter.

Për këtë rast tragjik që ndodhi dhe në Beograd ka shprehur ngushëllime edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.