Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Po formohet Drejtoria e Policisë në Prishtinë

Gazeta10
04 May 2023 - 18:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Drejtoria e Policisë për kryeqytetin po formohet.

“Më në fund, qytetarët e Kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit. Unë u zotova se do të ndërtojmë marrëdhënie të ngushta e të shëndosha bashkëpunimi me këtë Drejtori. Rendi dhe siguria e të gjithë qytetarëve është prioritet.”, shkroi Rama.

Tutje, Rama tha se kjo strukturë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe sipas tij, do të ndihmojë në adresimin e çështjeve të sigurisë në kryeqytet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.