Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave të partisë, u flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
06 May 2023 - 16:32

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe mërgatë ku prezent ishte edhe kryeministri Albin Kurti. 

Kurti u ka folur atyre edhe rreth aktualitetit politik dhe – siç njofton Vetëvendosje – debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të.

“Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së. Aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre muajve nga qendrat e RVV-së, raportet e punës nga qendrat për muajin prill dhe vizitat regjionale në qendra, janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi”, thuhet në njoftim.  

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Valon Hoti, si dhe kryetari i Organizatës së Rinisë për VETËVENDOSJE! (RVV), Behar Jashari./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.