Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

NATO për sulmet kibernetike: Jemi në komunikim me qeverinë e Malit të Zi

Gazeta10
26 August 2022 - 19:34

Një zyrtar i lartë i NATO-së që ka dashur të mbetet anonim, i ka thënë Zërit të Amerikës se “NATO është në kontakt me autoritetet malazeze dhe e gatshme për t’i ndihmuar”.

“NATO është një aleancë e rëndësishme për konsultime midis aleatëve, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit mbi aktivitetet kibernetike keqdashëse. Ne i kemi parë raportet për sulme kibernetike në serverët e qeverisë malazeze. Ekspertët tanë janë në kontakt me autoritetet malazeze dhe ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë atyre mbështetje nëse është e nevojshme”. , i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i paidentifikuar i NATO-s.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.