Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti kujton Masakrën e Qyshkut: Gjyqet e pakta të Serbisë ishin tallje me viktimat e shpërlarje kriminelësh

Gazeta10
14 May 2023 - 14:06

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 24-vjetorin e masakrave ka kujtuar mbi 120 shqiptarë civilë të vrarë nga forcat e armatosura të Serbisë në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan.

I pari i vendit ka thënë se krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen, duke shtuar se edhe proceset e pakta në Serbi ishin tallje me viktimat shkruan Gazeta10.

”Sistemi ynë i drejtësisë duhet të angazhohet për drejtësi për viktimat dhe gjykim e dënim të kriminelëve të luftës dhe urdhërdhënësve të tyre. Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen. Proceset e rralla e të pakta gjyqësore në Serbi ishin tallje me viktimat dhe shpërlarje kriminelësh.”, shkroi ai.

Kurti tha se për këto krime nuk u dënua asnjë person me aktgjykim përfundimtar.

”Për disa prej këtyre vrasjeve u iniciua gjykimi në Beograd. Në vitin 2010 ishte ngritur aktakuzë për 11 persona. Pasi u dëgjuan 116 dëshmitarë, në shkurt të vitit 2014 me aktgjykim të shkallës së parë, 9 persona u dënuan. Në shkurt të vitit 2015, Gjykata e Apelit në Beograd anuloi aktgjykimin dhe ktheu lëndën në rigjykim. Në tetor të 2022 dështoi vazhdimi i rigjykimit ndaj njësisë paraushtarake serbe “Çakallët” në Beograd. Nuk ka asnjë të dënuar me aktgjykim përfundimtar.”, shkroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.