Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

S’kanë të ndalur përleshjet në Shqipëri, një kandidat godet me grushte dy qytetarë

Gazeta10
14 May 2023 - 14:51

Përleshjet fizike e konfliktet verbale gjatë procesit të votimit në Shqipëri nuk po kanë të ndalur. Mediat atje që nga fillimi i procesit zgjedhor kanë raportuar për këto raste.

E së fundmi, Top Channel ka njoftuar se një përplasje tjetër ka ndodhur në Roskovec, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj ka goditur me grushte dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.

Sipas të njëjtëve, dy qytetarët e plagosur quhen Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit dhe po merr veprimet e nevojshme.

Deri tani nuk dihet arsyeja e përplasjes së tyre.

Gjithashtu ka reaguar edhe Partia Socialiste në Roskovec, e cila e ka dënuar këtë akt të kandidatit të subjektit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.

Sipas tyre, ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, ku një kandidat ushtron dhunë ndaj popullit, i cili sot ka ditën e tij për të ushtruar vullnetin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.