Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zgjedhjet në Turqi drejt balotazhit

Gazeta10
14 May 2023 - 22:33

Mbi 45 milionë vota janë numëruar deri më tani në Turqi, nga mbi 64 milionë votues sa thuhet se kanë marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 14 majit, raportoi BBC-ja të dielën.

Sipas rezultateve preleminare, në garën për president po prin Recep Tayyip Erdogan me 49.94 për qind të votave, ndërsa i dyti është Kemal Kılıçdaroğlu, që deri më tani i ka 44.30 për qind të votave.

Këto rezultate, sipas mediumeve ndërkombëtare, mund t’i çojnë këta dy kandidatë në balotazh.

Erdogan ka reaguar nëpërmjet Twitterit, duke thënë se kërkesa për numërim të shpejt të votave është uzurpim i vullnetit kombëtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.