
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndërruar lokacion, shkruan Gazeta10.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një njofitimi në rrjete sociale, ku thuhet se gga tani objekti i kësaj ambasade do të jetë në Massachusetts Ave NW, Washington.
“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Ambasada është zhvendosur në një lokacion të ri. Nga tani, mund të na gjeni në adresën: 3612 Massachusetts Ave NW, Washington, D.C. 20007.”, thuhet në njoftim./Gazeta10