Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lista e pritjes, 1700 pacientë në ankth për koronografi

Gazeta10
25 May 2023 - 18:55

Raporti: Arbenita Ilazi / Kanal10

Mbi 500 persona janë pjesë e listës së pritjes për koronarografi në QKUK. Prej muajsh, pacientët e familjarët jetojnë mes ankthit dhe shpresës për një intervenim të mundshëm. QKUK është e vetëdijshme për gjendjen e krijuar por thotë se ka mungesë të hapësirave dhe aparaturës.

Pritjet e gjata në oborrin e QKUK-së, janë bërë të lodhshme për pacientët që duhet ta bëjnë koronarografinë.

Ata thonë se kanë muaj që po presin për ta kryer këtë shërbim.

Emrat i kanë vendosur në një listë të pritjes por telefonatat me ndonjë lajm të mirë mungojnë.

Familjari i njërit nga pacientët, në kushtet anonimiteti – ka rrëfyer për Kanal 10 historinë e dhimbshme të pritjes .

Për situatën e krijuar, nga QKUK, thonë se kjo po ndodhë për shkak të mungesës së aparaturës dhe hapësirave.

E numri i qytetarëve që presin, është mbi 500 sipas shefit të Kabinetit në Kklinikën e Kardiologjisë në QKUK, Daut Gorani.  

Gazetari që mbulon shëndetësinë, Bujar Vitija thotë se rrëmuja nga lista e pritjes që krijohet është edhe më e madhe se që mendohet. 

Klinikia e Kardiologjisë, perveç këtij problem është duke u përballur edhe me mungesë të infermierëve dhe mjekëve që po largohen nga Kosova.

Kanal10 ka dërguar pyetje edhe në ministrinë e Shëndetësisë për të pyetur nëse kanë ndonjë plan për këtë situatë por pa marrë ndonjë përgjigje. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.