Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sadiku: Ura vazhdon të jetë e bllokuar në Mitrovicë, situata më e qetë sesa në komunat tjera

Gazeta10
26 May 2023 - 14:55

Gazetari, Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte nga Mitrovica e Veriut ka raportuar se në këtë qytet të veriut të Kosovës, situata është më e qetë sesa në tre komunat e tjera, transmeton Gazeta10.

Sadiku ka thënë se ura në këtë qytet vazhdon të jetë e bllokuar, përderisa karabinierët po vazhdojnë monitorimin.

“Këtu është sheshi i Car Lazarit në Mitrovicën e Veriut, nuk ka një grumbullim të qytetarëve, është një përditshmëri e zakonshme. Situata është me e qetë sesa në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Sidomos në Zveçan, përmes pamjeve që i pamë të siguruara nga Kanal10. Pra është një protestë, përpjekje e serbëve për të mos i lejuar kryetarët për të hyrë në zyrat e tyre, për të ushtruar funksionin e tyre. Ura kryesore në Mitrovicë është e bllokuar nuk lejohet qarkullimi, karabinierët janë në vendin e tyre të zakonshëm. Mitrovica nuk ka probleme, telashe.”, ka raportuar Sadiku në Kanal10.

Tutje ai ka thënë se deri më tani nuk ka persona të lënduar as zyrtar policor e as qytetarë serbë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.