Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Situata në veri, Sveçla: E përgëzoj policinë për ballafaqimin me bandat kriminale

Gazeta10
26 May 2023 - 18:14

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në tri komunat veriore të vendit, ku u mblodhën qytetarë serbë për të penguar hyrjen e kryetarëve nëpër zyret e tyre.

Sveçla e ka përgëzuar Policinë e Kosovës “për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale”, derisa ka bërë me dije se pesë pjesëtarë të Policisë kanë marrë lëmdime të lehta, raporton Express.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë.

Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë”, ka shkruar Sveçla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.