Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Edi Rama kundër veprimeve të Kurtit në veri: Kjo nuk e ndihmon procesin e njohjes së Kosovës

Gazeta10
26 May 2023 - 19:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për situatën e sotme në veri të Kosovës.

Në një potim në Twitter Rama ka shkruar se e gjithë kjo situatë sipas tij nuk e ndihmon procesin e njohjes së Kosovës.

Ai ka bërë thirrje për të ndaluar dhunën, ndërsa ka rikujtuar se bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë“, shkruan Rama në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.