Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Antiamerikan, G.Washington”- Grenell me ‘kunja’ ndaj Kurtit, e kërkon Thaçin sërish si president

Gazeta10
28 May 2023 - 11:39

Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar thumbimet ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me tensionet e fundit në veri, shkruan Gazeta10.

Ai përmes një fotografie të përbashkët të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, ka kujtuar edhe ndodhinë e tërë kësaj ngjarje.

Prapa dy politikanëve, në fotografi ndodhet edhe njëri nga themeluesit e ShBA-së, George Washingtoni, për të cilin atë botë Biden u tha gazetarëve se “Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës”.

Krahas kësaj historie, Grenell ka shkruar se “Kosova ka nevojë që Thaçi sërish të kthehet në krye”.

Para kësaj ai i reagoi edhe kongresistit amerikan, Nuun, duke i thënë se Kurti është një anti amerikan që ka kundërshtuar cdo ide të presidentëve amerikan.

“Unë e kuptoj që ju mund të keni zgjedhës që janë mbështetësit e Kurtit – por ju duhet të mësoni çështjet. Kurti është dëshmuar se është shumë antiamerikan. Ai e ka refuzuar LNG-në e SHBA-së. Ai ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan, nga Bushi te Biden. Lëvizja e tij e fundit është dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët dhe madje edhe kryeministri i Shqipërisë.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se ai ka pasur disa reagim të tjera ku ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për qëndrimet ndaj SHBA-së, duke thënë se i njëjti ka qenë gjithmonë kundër amerikanëve./Gazeta10

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1662743050152493058
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1662744904445878273?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1662744904445878273%7Ctwgr%5E0765e3e2591a6d75467cb3ba5e217ed2334ae109%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnacionale.com%2Fpolitike%2Fgrenell-publikon-foton-e-thacit-me-bidenin-prapa-me-george-washingtonin

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.