Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: KFOR-i, Policia dhe gazetarët u sulmuan me urdhër të Vuçiqit

Gazeta10
29 May 2023 - 18:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës, ku ka thënë se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR’it.

Përmes një reagimi në Twitter, ajo i ka cilësuar këto akte si të papranueshme.

”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët”.“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.