Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Era barut, jo era shtet”- Matoshi: Sot shteti i Kosovës është kthyer 10 vite mbrapa

Gazeta10
29 May 2023 - 21:22

Në emisionin “Politiko” Kushtrim Sadiku, publicisti Halil Matoshi tha se me veprimet e sotme në veri Kosova është kthyer 10 vite mbrapa.

“KFOR-i ka mandat me i zbraps të dy palët, atje nuk po i vjen era shtet por barut dhe gaz lotsjellës”, tha Matoshi.

Ai tutje tha se serbët lokal po i humbim si Kosovë sepse me dhunë nuk kthehen por duke iu siguru të drejta të plota.

“I kemi humb edhe aleatët tona sepse Albin Kurti është përplasur me amerikanët. Mos shkuarje e dy kryetarëve që vijnë nga VV-ja në takim me ambasadorin amerikan është hera e parë që një zyrtar i lartë refuzon ambasaden amerikane”, tha Matoshi.

Sipas tij amerikanët e kanë një plan sonte dhe duhet lidershipi i Kosovës me pranu sepse nëse nuk e pranojnë ne do të hyjmë në një qorrsokak pa dalje. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.