Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

LDK dënon sulmet në veri: Koordinimi me miqtë ndërkombëtarë është jetik

Gazeta10
29 May 2023 - 21:30

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër sulmet e protestuesve ndaj forcave të KFOR-it, gazetarëve dhe objekteve të institucioneve të Republikës së Kosovës në veri të vendit.Ata me anë të një reagimi thanë se sulmet e tilla të dhunshme dhe të paprovokuara nuk kanë vend në shtetet demokratike dhe duhet të ndalen menjëherë.

LDK-ja potencoi se koordimi me ndërkombëtarët është jetik, teksa institutucionet e Kosovës të sigurohen që asnjë veprim të mos bëhet pa koordinim të ngushtë me ta.

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmet e grupeve kriminale ndaj forcave të KFOR-it, gazetarëve dhe objekteve të institucioneve të Republikës së Kosovës në veri të vendit.

“Sulmet e tilla të dhunshme dhe të paprovokuara nuk kanë vend në shtetet demokratike dhe duhet të ndalen menjëherë.Veprimet e matura politike janë të domosdoshme për të evituar çfarëdo përshkallëzimi të mëtutjeshëm të situatës e deri në shtensionimin e plotë të gjendjes, teksa institucionet e rendit dhe ligjit të sjellin të gjithë kryerësit e sulmeve të tilla para drejtësisë.Koordinimi me miqtë tanë ndërkombëtarë është jetik. Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të sigurohen që asnjë veprim i mëtutjeshëm të mos bëhet pa koordinim të ngushtë me ta. Çdo moskoordinim mund t’i kushtoj pozicionit tonë politik dhe demokratik për paqe dhe stabilitet brenda dhe jashtë vendit.LDK u bën thirrje të gjithë gazetarëve për vigjilencë të plotë dhe bashkëveprim në përputhje me të gjitha udhëzimet e forcave të rendit derisa vazhdon t’i përcjellë këto zhvillime me shumë shqetësim”,ka  shkruar LDK-ja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.