Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngeci një e moshuar në ashensor për shkak të ndaljes së rrymës, pëson panik

Gazeta10
29 August 2022 - 8:43

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar një rast ku një e moshur ka ngecur në ashensor në një objekt në qendër të Mitrovicës shkak i reduktimeve energjetike, raporton Gazeta10.

Rastin e ka raportuar një burrë ku ka thirrur në emision, i cili është njëherësh edhe banor në objektin se ku ka ndodhur incidenti.

“Dje rreth orës 16:00 në Mitrovicë, në një ndërtes pas ndaljes së rrymës një grua e shtyrë në moshë ka ngecur në ashensor për një kohë të gjatë dhe me vështirësi zonja doli nga ashenori, desha të pyes kush jep përgjegjësi kur dikush ndërron jetë aty kur dihet se paniku është tejet i madh te moshat e shtyra dhe fëmijët”, ka thënë telefonuesi.

Pasi u pyet nga Arbeni se cila ishte koha e përafërt që gruaja mbeti e mbyllur dhe se a është thirrur KEDS-i, telefonuesi tha se edhe pse koha e mbylljes ka qenë mbi 20 minuta, askush nuk ka ndërrmarur diçka.

“Jo, askush nuk merrte përgjegjësi…pas një kohe erdhën punëtorët e kompanisë së mirëmbajtjes dhe ndoshta iu ka dasht kohë për të rregulluat problemin, nuk e di”, tha ndër të tjera telefonuesi.

Ai gjithashtu deklaroi se viktima pas panikut të posuar është dërguar në emergjencë për të marrur ndihmë shëndetësore./Gazeta10.

https://youtu.be/VyB-i_5rciM

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.