
Kryeministri Albin Kurt, në një intervistë të dhënë për ‘’Financial Times’’ ndëshkimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës i ka quajtur të gabuara, duke përsëritur se Qeveria qëndron prapa kryetarëve të zgjedhur në veri.
Madje, ai këshilloi të gjithë ata që flasin për sanksione që të mendojnë më gjerë, duke theksuar se ajo që duhet të sanksionohet është Serbia.
“Ata që po flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë dhe më thellë. Serbia nuk po i vendos sanksione Federatës ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të shtetit tim, kështu që ndoshta ata duhet të sanksionohen”, ka thënë ai.
Gjatë ditës së djeshme, ambasadori i SHBA-së, Hovenier tha se ky shtet e ka përjashtuar Kosovën nga stërvitjet në “Defender Europe 2023”.
Duke thënë se veprimet e Qeverisë të pa koordinuara me aleatët, do të ndikojnë në marrëdhëniet SHBA-Kosovë, duke paralajmëruar edhe sanksione të tjera./Gazeta10