Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dita e Fëmijëve, gjallërohet Kosova me shumë aktivitete

Gazeta10
01 June 2023 - 19:24

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10

Sikur shumë fëmijë të tjerë, edhe ky pesëvjeçar me nevoja të veçanta, po e feston 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Nëna e tij, thotë se shteti e shoqëria po bëjnë shumë pak për fëmijët e kësaj kategorie.

Ajo thotë se djali i saj vazhdimisht përballet me vështirësitë për socializim dhe me probleme tjera.

Me thirrjet për rritjen e mirëqenies, kushteve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, sheshet e Prishtinës janë mbushur me plot aktivitete gjatë së enjtes, duke i dhënë ngjyra e gjallëri kryeqytetit.

Bashkë me fëmijët, të lumtur për shënimin e kësaj dite janë shprehur edhe prindërit.

Kjo ditë është shënuar me aktivitete të shumta e të ndryshme.

Nxënës të komunave të ndryshme kanë pasur mundësinë që ta takojnë kryeministrin e vendit Albin Kurti dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilët kanë premtuar krijimin e një mjedisi mbrojtës për fëmijët, si dhe investime në rritjen e cilësisë në arsim.

Gjithashtu, në këtë ditë është mbledhur edhe Komiteti Ndërministror për të drejtat e fëmijëve, nga ku është theksuar nevoja për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Derisa, në një aktivitet tjetër janë përkujtuar edhe të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, duke vlerësuar se gjenocidi serb, asnjëherë nuk duhet harruar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.