
Manchester United dhe Barcelona mund të arrijnë në marrëveshje për shkëmbimin e dy lojtarëve në ditët e fundit të merkatos, shkruan Gazeta10.
Bëhet fjalë për dyshen e krahut të djathë të mbrojtjes, Sergino Dest dhe Aaron Wan-Bissaka.
Sipas raportimeve të fundit, Dest mund të zbarkojë në “Old Trafford” në ditët e fundit të merkatos, ndërsa Wan-Bissaka në “Camp Nou”.
🚨 #Barcelona and Manchester United are in talks to swap Aaron Wan Bissaka and Sergino Dest. 🔴📲 #mufc [@sport, @ManagingBarca]
— MUFC Access (@mufcaccess) August 29, 2022
Sergino Dest nuk po ka hapësira të mjaftueshme në urdhërat e trajnerit Xavi Hernandez, i cili në atë pozitë po aktivizon lojtarë të tjerë si Araujo dhe Sergi Roberto.
Mbrojtësi amerikan ende nuk ka luajtur asnjë minutë me skuadrën katalane në kampionatin spanjoll këtë sezon.
Dest pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Unitedit, Erik Ten Hag, i cili ka punuar me të sa ishte trajner te skuadra e Ajaxit.

Ndërkohë, mbrojtësi i djathtë i Manchester United, Aaron Wan-Bissaka, nuk është në planet e teknikut holandez për këtë sezon.
24-vjeçari poashtu nuk ka pasur hapësira këtë stinor, pasi para tij preferohet mbrojtësi portugez, Diogo Dalot.
Barcelona dhe Manchester United po përshpejtojnë procedurat për shkëmbimin Dest-Wan Bissaka, pasi afati kalimtar veror përfundon më 1 shtator. /Gazeta10/