
Lideri i AAK-së, Besnik Tahiri gjatë seancës plenare në Kuvend ka folur rreth situatës në veri, raporton Gazeta10.
Sipas tij Kurti nuk ishte i gatshëm ta mbrojë flamurin e Kosovës edhe pse e vendosi në veri.
“Po e ke vendos një flamur aferim për vendosjen e flamurit, të nesërmen je shku e ke qu një katë ma nalt se s’mundesh me mbrojt”, u shpreh ai.
Sipas tij kjo vetëm sovranitet nuk është, ky është një eksperiment që e dëmton shtetin e Kosovës./Gazeta10