
“Nuk e kisha qëllim të bëhesha i famshëm,” – ka thënë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, gazetës prestigjioze britanike The Guardian, në një artikull të kësaj të fundit të botuar së fundi. Çka flitet aty?
Fama e Zeqirit – i njohur edhe si Obama nga miqtë e tij për shkak të ngjashmërisë me presidentin e 44 të ShBA-ve – mund të thuhet se tashmë ka kaluar edhe kufijtë e Kosovës.
Ai i tha kësaj gazete në artikullin e titulluar “Kurrë s’jemi ndjerë të lirë nga Serbia”: Shqiptarët e Kosovës fajësojnë Beogradin për dhunën” se “kishin menduar që më shumë njerëz do të garonin (për pozitën e kryetarit të komunës) dhe s’mund ta imagjinonim se do të fitonim.”
“Kjo nuk është modesti false,” – është komenti në këtë artikull bërë nga dy gazetarë që kanë punuar në Kosovë, si Xhemajl Rexha dhe Jack Butcher.
Ai përshkruhet si një aktivist politik që kishte refuzuar urdhërin e Kurtit për t’u futur në zyren e ndërtesës së komunës në Zubin Potok, por edhe si dikush që beson se disa protestues kanë lidhje me krimin e organizuar.
“Ne jemi ende në fazën e krijimit të kabinetit tonë të ri, prandaj ishte gabim që pamë revoltën që u shkaktua nga ato banda kriminale… vprimet e tyre shkojnë kundër rendit tonë kushtetues,” – citohet z. Zeqiri.
Në atë artikull përshkruhen ngjarjet kryesore gjatë periudhës së tensioneve, ndëshkimi që i erdhi Kosovës nga ShBA-ja por edhe reagimet pas atij ndëshkimi.