Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Momenti kur u gjet i gjallë i riu i humbur në Shtime

Gazeta10
04 June 2023 - 20:03

Gjatë ditës së sotme është gjetur i riu Agon Misini i cili ishte raportuar i zhdukur më datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 nga Komuna e Shtimes.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur.

Ai u gjet sot rredh orës 14:50 nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes. Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve është e mirë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka ndarë pamjet kur u gjet në gjendje të mirë Agoni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.