
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka reaguar pas dhunimit seksual të një vajze 11-vjeçare në Prishtinë.
Shala ka thënë se pas raportimit të këtij rasti, nesër me urgjencë do të mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent, transmeton Gazeta10.
“Tronditës dhunimi seksual i vajzës 11 vjeçare në Prishtinë. Menjëherë kam komunikuar me anëtarët/përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse…Nesër në mëngjes mblidhet me urgjencë Grupi i Përgjigjes Emergjent”, ka shkruar ajo.
Më tej, Shala ka kërkuar nga mediet që të kenë kujdes në informatat që publikojnë mbi rastin./Gazeta10