Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj: Sonte në mesnatë me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën prej pasojave tjera

Gazeta10
05 June 2023 - 22:20

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot po ndodh një shqetësim për sigurinë e vendit dhe është duke ndodh një shqetësim i partnerëve tanë në sigurinë në ne si “partnerë të pabesueshëm”.

“Për logjikën time, shkuarja e Kurtit është një porosi për t’u ndalur ndëshkimet për Kosovën, mos të vazhdojë më goditja për Kosovën, nuk besoj që ka mënyrë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

“Shkarkimi i tij (Kurtit) mund të shpëtonte edhe Kurtin prej ndonjë pasoje personale sepse nuk është më ai që ka faj. Vazhdimi i kësaj gjendje sipas bindjes sime është me dëme, me pasoja, me humbje për Kosovën, sonte në mesnatë me thirrë një seancë parlamentare me shkarku Kurtin,… e ‘pshton’ Kosovën prej pasojave tjera”, ka thënë tutje ai në RTV Dukagjini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.