
Sonte në emisionin debatues “Politiko me Kushtrim Sadikun”, do të diskutohet për marrëveshjen e dokumenteve të hyrje-daljeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe fjalmi i Albin Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
Për këto dy tema do të diskutojnë në studio komentatorët Arben Ahmeti, Blerim Gashi, Fidan Rama, Halil Matoshi dhe Krenar Shala, transmeton Gazeta10.
Emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, mund ta ndiqni drejtpërdrejt nga ora 20:20, në kanalin zyrtar të Kanal 10 në Youtube. /Gazeta10
