Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Vizionin për Asociacionin do ta konkretizoj kur ka pajtueshmëri për shtyllat e tij

Gazeta10
08 June 2023 - 19:39

Raporti: Kanal 10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar të enjten rreth draft statutit të Asociacionit. Në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se draftin e asociacionit mund ta thelloj kur të ketë pajtueshmëri në parim me shtyllat që ai ka prezantuar. Në të kundërtën u deklarua se nuk mund të shkruajë tekste alternative pa u pajtuar njëherë në parim.Sipas Kurtit për draft – vizionin e tij nuk ka pranuar aprovimin e palës tjetër dhe më pas edhe të Brukselit zyrtar.

Fillimisht shtyllat, e pastaj mund të konkretizohet teksti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kjo ka qenë përgjigja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, lidhur me deklarimet edhe të faktorit ndërkombëtar që Kosova të shkruajë draft-statutin e Asociacionit.

Në seancën e së enjtes të legjislativit të vendit, kreu i ekzekutivit ka thënë se nuk mund të shkruajë statutin e Asociacionit dhe pastaj të kërkohet kompromis për të, pa u pajtuar fillimisht për parimet.

Kurti ka përmendur edhe mospajtimet e tij për draftin e statutit të Asociacionit, të hartuar nga ish-ekipi menaxhues, derisa ka thënë se vizioni i tij është bazuar në modelin kroat për pakicat kombëtare.

Draft-vizioni i propozuar nga Kurti ishte kundërpërgjigje e draftit të hartuar nga ish-ekipi menaxhues, i cili ishte hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga Kurti.

Ish-ekipi menaxhues pasi kishte prezantuar në Bruksel versionin, një ditë më pas është shkarkuar nga Qeveria e Kosovës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.