Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Presidenti i Shqipërisë viziton shtëpinë e pleqëve në Suharekë

Gazeta10
11 June 2023 - 19:59

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10

Të dielën, banorët e shtëpisë se pleqve në Suharekë “Jetimat e Ballkanit”, u vizituan nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Të moshuarit shprehën falënderime për vizitën, derisa presidenti u njoftua me shtëpinë e kushtet e saj.                                                                               

Banorët e shtëpisë së pleqve në Suharekë “Jetimat e Ballkanit” të dielën patën një vizitë të veçantë.

Me shumë dashuri, e fjalë të mira, ata dorë për dore mirëpritën, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Teksa e përshëndeti të parin e Shqipërisë, fjalët e Marta Kuçit, banore e kësaj shtëpie, ishin se “Halil nuk bën më nana”.

Por, Begaj tha se nuk pajtohet me Martën, pasi duhet të ketë sa më shumë njerëz si Halili.

E banorët tjerë, gjetën rastin të shprehin dëshirën edhe për bashkimin e dy kombeve.

Presidenti Begaj, thotë sevlerat e humanizmit, Kosova i ka më të theksuara se Shqipëria.

E falënderime për vizitën shprehu, humanisti, Halil Kastrati, i cili përmendi bashkëpunimin dhe ndihmat në Shqipëri.

E i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u përkujdes që presidentit Begaj t’ia prezantojë qytetin ku edhe gjendet shtëpia.

Kësaj vizite, nuk i munguan bashkëpunëtorët e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, që ndër ta është edhe politikani Behxhet Pacolli.

Begaj u njoftua me çdo cep të shtëpisë, e me staf të saj, e për fund vizita u përmbyllë me një drekë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.