Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spahiu për mospjesëmarrjen e ambsadorëve të QUINT-it: Bojkot, jo i tërsishëm

Gazeta10
12 June 2023 - 23:52

Bojkot jo të tërsishëm, e ka quajtur Nexhmedin Spahiu, mospjesëmarrjen e ambasadorëve të QUINT-it në pritjen presidenciale për 24 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Spahiu në Prime Time tha se ky bojkot i diplomatëve të QUINT-it, është një mesazh që flet për raporte jo të mira me qeverinë e presidencën e Kosovës.  

 “Por, s’mund të mungojë pesë ambsadorët kryesor të QUINT-it. Nëse mungojnë që të gjithë, fjala është për një bojkot të qëllimshëm apo një shenjë të caktuar ku përfaqësimi bëhet në nivel më të ulët siç është bërë në këtë rast.”, tha Spahiu mes tjerash në Prime Time.

Në anën tjetër, pas raportimeve të mediave Presidenca e Kosovës ka mohuar se ambasadorët e QUINT-it të kenë bojkotuar qëllimshëm pritjen shtetërore. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.