Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stano pyetet për kidnapimin e policëve: Çështje urgjente, po e ndjekim nga afër

Gazeta10
15 June 2023 - 13:48

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është pyetur për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga njësia speciale e Serbisë.

Ai tha se këtë çështjen urgjente po e ndjekin nga afër dhe se janë në kontakt me të dyja palët dhe KFOR-in.

“Kjo është çështje që po e ndjekim nga afër dhe është një çështje urgjente. [Jemi] në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in që është i rëndësishëm në këtë kontekst për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Ne nxisim Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim që do t’i kontribuonte tensioneve që janë të rritura”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.