
Raporti: Saranda Aliu
Njohësit e çështjeve politike kanë bërë thirrje për pranimin e kërkesave nga ndërkombëtarët lidhur me tensionet në veri. Sipas tyre, propozimi pesë pikësh i kryeministrit Albin Kurti dhe fokusimi vetëm në sundim të ligjit nuk mund të prodhojë zgjidhje. Ata kanë kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani se nuk po reagon për rrethanat që është duke u përballur vendi.
Qeveria e Kosovës duhet t’i pranoj kërkesat e ndërkombëtarëve.
Kështu thonë njohësit e çështjeve politike, pasi sipas tyre kjo është mënyra e vetme për të dal nga kriza.
E për këtë analisti politik, Arton Demhasaj thotë se janë disa alternativa, derisa për pesë kushtet e propozuara nga kryeministri Albin Kurti thotë se nuk përbëjnë zgjidhje.
Mirëpo, analisti politik Albinot Maloku ka kritika për kërkesat dhe presionet e ndërkombëtare.
Megjithatë, thotë se kryeministri Kurti mund t’i pranoj kërkesat e tyre në momentin e fundit.
Nga ana tjetër, kritika kanë edhe për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sipas tyre po qëndron indiferente ndaj rrethanave me të cilat po përballet vendi.
Madje profesori universitar për politikë, Milazim Krasniqi thotë se presidentja do duhej të kërkonte edhe dorëheqje.
Ndërkaq, njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se presidentja duhet që ta luaj rolin e saj kushtetues dhe e njëjta duhet të jetë figurë qenësore.
Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.
Tensionet janë ende duke vazhduar, derisa të vazhdueshme janë edhe kërkesat e ndërkombëtarëve./Gazeta10